Tiranë, 26 maj, NOA - Janë edhe shtatë hidrocenrale të tjera të cilat do të ndërtohen në vend. Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi dhënien me koncesion të ndërtimit të hidrocentraleve, sipas propozimeve të bëra nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Hidrocentralet që do të jepen për t’u ndërtuar me koncesion janë; hidrocentrali “Flet 1”, hidrocentrali “Flet 2”, hidrocentrali “Kaskada e hidrocentraleve në lumin Seta", Hidrocentrali “Llëngë”, hidrocentrali “TRUEN”, hidrocentrali “Opar 1” dhe hidrocentralet e Strelcës.
Vendimi i Këshillit të Ministrave është marrë në në bazë të të dhënave të planbiznesit, të paraqitura nga shoqëritë e përzgjedhura, bëhet fjalë për projekte rentabël. Ekspertët i kanë kushtuar rëndësi dhe ndikimit në mjedis që do të kenë këto hidrocentrale.
Sipas ekspertëve këto do të kenë një ndikim minimal.
“Këto vendime merren, gjithashtu, në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për ta realizuar objektivin e saj për ta kthyer Shqipërinë në një superfuqi energjetike në rajon”, thuhet në njoftimin e qeverisë për dhënien e konçensoneve.
m.xh/NOA