English

Ndërkombëtarët urdhër Lindjes së Mesme: Zhdukni armët bërthamore

Uashington, 26 Maj, NOA – Vendet e Lindjes së Mesme duhet që të krijojnë sa më parë një rajon pa armë bërthamore.

Ky rekomandim përmbahet në një projekt-dokument të prezantuar në konferencën për Mospërhapjen e Armatimit Bërthamor, i cili u bën thirrje vendeve të Lindjes së Mesme që të zhdukin të gjitha armët bërthamore.

Ndërkaq, sa i përket Iranit dhe Izraelit në këtë dokument lihet si porosi që të përfshihen në nismën e vendeve, të cilat pritet të takohen deri në vitin 2012 për t'i nisur negociatat që rajoni i Lindjes së Mesme të jetë pa armë bërthamore, biologjike apo kimike. n.e/NOA

KOMENTE