English

Negociatat për kutitë, mbërrijnë sot 5 ekspertë të BE

Tiranë, 26 Maj, NOA – Negociatat mes palëve politike për zgjidhjen e ngërçit politik dhe rrugët mbi mundësinë e hapjes së kutive apo fletëve të votimit, sjellin sot në Tiranë një grup ekspertësh dhe zyrtarësh politikë nga Bashkimi Evropian.

Ndërsa BE i ka vënë një afat dy-javor krerëve të politikës shqiptare për të gjetur rrugëdaljen nga kriza politike, grupi i ekspertëve që viziton Shqipërinë, do të mbërrijë nga Komisioni i Venecias, i cili do të njihet njëkohësisht me ligjet shqiptare, kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën, për mundësinë e hapjes së kutive.

Gjithashtu, pritet që në përbërje të grupit të jetë dhe një përfaqësues nga ana e Këshillit të Evropës, si dhe anëtarë të grupeve parlamentare të KiE si të PPE dhe të PSE të cilët ishin të angazhuar në mbrëmjen e Strasburgut.

n.e/NOA
KOMENTE