Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 26 Maj/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të mërkurën:
Gazeta "Panorama"
RISTANI I KQZ/ "PAKTI PS-PD? FLETËT E VOTIMIT DIGJEN NË GUSHT"
Kriza politike/Kryetari i KQZ, Arben Ristani, ka deklaruar mbrëmë në "Ora News" se periudha gusht-shtator është afati i fundit për djegien e fletëve të votimit. "Në atë periudhë, Presidenti dekreton zgjedhjet vendore dhe ne duhet të bëjmë bazën materiale, ndërsa puna e Komisionit Hetimor Parlamentar kërkon një periudhë të gjatë kohore". Presidenti Topi takim kokë më kokë me Ramën: "Folëm për situatën politike". Ambasadori i OSBE-së: "I lumtur që pashë dy palë në Kuvend".
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Argita lind për herë të katërt me operacion, Berishës i bëhen gjashtë nipër e mbesa
Rama si Withers: Gabim me rrëzimin e Vangjel Kostës
Pas divorcit/Tiranë, burri ekzekuton gruan dhe veten në lokal
Gazeta "Shqip"
PD-PS PËRPLASEN TE TOPI PËR ZËVENDËSIMET NË GJYKATA
Partia Socialiste është e gatshme të negociojë për krizën politike mbi bazën e propzoimeve konkrete. Përmes kryetarit të saj, Edi Rama, ajo hodhi hapat e fundit institucionalë një ditë para se në Tiranë të mbërrinin ekspertët ndërkombëtare, që do të ndërmjetësojnë mes palëve. Rama, 60 minuta në zyrën e Presidentit. Patozi: Qëndrimi ndaj "Kostës" ishte vendim politik.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Pacienti me tumore false, ekzaminime në tri klinika
Ina Rama: Tronditës krimi ndaj pasurisë, imuniteti penfgon hetimet
Magjia e Hamdi Salihit, mposht Malin e Zi
Gazeta "Koha Jonë"
ISLAMI: NË PS, 30 PËR QIND JANË MILIONERË
Intervista/Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste tha mbrëmë në "Opinion" se elita e forcës kryesore të opozitës ka ndrshuar "shumë shpejt dhe tërësisht". Evidenton se tani një e treta në PS janë njerëz të pasur dhe biznesmenë. Ndalet tek kreu Rama, e akuzon për autoritarizëm.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
KE/Heqja e vizave, gati propozimi pozitiv për Shqipërinë
Nënkryetari i PD-së/Patozi: Kosta, kandidaturë politike, votimi mëse normal
Berisha për të gjashtën herë gjysh
Gazeta "Shekulli"
MËSUESIT, ZGJATEN KONTRATAT DERI NË 2014
Tafaj firmos me Sindikatën e Arsimit kontratën e re kolektive. Shtyhet dalja në pension e arsimtarëve.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Ina Rama: krimi ka mbështetje politike
Gruaja plagos burrin dhe vret vjehrrën
Negociatat/Kriza, Rama takohet me Topin
Gazeta "Rilindja Demokratike"
GATI PROPOZIMI ZYRTAR I BE-së PËR HEQJEN E VIZAVE
Propozimi do t'i përcillet Samitit të Sarajevës më 2 qershor dhe më pas do të kalojë për votim në Këshillin e Ministrave të Komisionit Europian dhe PE, për t'u bërë i prekshëm nga qytetarët në vjeshtën e këtij viti.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
OKB: Shqipëria, e para në botë për prokurimet publike, 100 % on line
Rama i vërsul kundërshtarëve politikë trafikantin Doshi
Reagon OSBE: Ka deputetë që nuk e kuptojnë Kuvendin
Gazeta "Integrimi"
EKSPERTI I BERZH: "KRIZA GREKE NUK SJELL PASOJA PËR SHQIPËRINË"
Ekonomisti i BERZH-it, Peter Sanfey: Shqipëria ka treguar elasticitet gjatë krizës globale. Do bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj situatës ekonomike në Greqi.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Komisioni Europian/gati propozimi për liberalizimin e vizave për Shqipërinë
Vlerësimi/Prokurimet publike, OKB i jep Shqipërisë çmimin e ekselencës
Shezai Rrokaj: Institucionalizimi i dialogut, shtysë për integrimin e Shqipërisë
Gazeta "Zëri i Popullit"
EDI RAMA: JO VEPRIMEVE DESTRUKTIVE E AKTEVE BRUTALE
Ne jemi gati për zgjidhjen, pala tjetër nuk ka pse fshihet pas alibive që tanimë janë rrëzuar dhe as duhet ta vonojë pranimin e zgjidhjes, duke u faturuar shqiptarëve pasoja krejt të pamerituara.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Debati/Maxhoranca "kap" Prokurorinë me rezolutë, heqja e imunitetit në letër
Kriza/"Eurobondet", Qeveria në vështirësi për të paguar borxhin
Lohan dhe Bosch: Kujdes me fondet e BE-së për Shqipërinë! /e.ç/