English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 26 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Misioni i BE-së merr mbështetje nga Brukseli edhe për veriun - EULEX-i vendos të ndalë vizitat e zyrtarëve të Serbisë - Pas një konsultimi të gjatë me Brukselin, EULEX-i ka vendosur që të pamundësojë të gjitha vizitat e zyrtarëve të Serbisë që nga dita e mërkurë. Të martën në Kosovë kanë qëndruar dhjetëra zyrtarë serbë, të cilët kanë mbajtur tubime në veri. Një zjarr ka shpërthyer në objektin e Shoqatave të Sigurimeve të Kosovës në portën kufitare 31. Një veturë e Policisë së Serbisë është parë të patrullojë në Mitrovicë Tituj të tjerë: Zgjedhjet serbe rikthejnë "veriun" në Kuvend Selimi: EULEX-i po i lejon personat e armatosur të futen nga Serbia Klompenhouer rikonfirmon bashkëpunimin Qeveri-EULEX Qeveria nuk i marr për bazë rekomandimet e Feithit S'ka kush ta disiplinojë komandantin Milija Milosheviq (Komandantin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës) "Zëri" Nikoliq në "tokën e tij". Ku jemi ne? - Tomisllav Nikoliq përsëriti se ka ardhur pa leje në Kosovë. EULEX-i ka kërkuar nga policia që t'i ndalojë zyrtarët e tillë Tituj të tjerë: Me reduktimin e KFOR-it s'rrezikohet siguria Feith: Kosova është e pavarur përgjithmonë Lobimi i vonuar parlamentar Kuvajti do të njohë së shpejti Kosovën Editoriali - Më mirë të dorëzohen "Express" Për Unionin, episodi i fundit - Së pari u shit për biznes, pastaj iu vu flaka, e në fund u vlerësua se s'ka mbetur asgjë nga vlerat e tij historike. Hoteli Union përfundimisht pritet të rrënohet. Kështu ka vendosur Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa. Tituj të tjerë: Janë paratë tona - Ministri Ahmet Shala i është përgjigjur Shefit të ICO'së, Pieter Feith, për çështjen e kthimit të fondeve të AKP'së dhe Trustit në Kosovë. Hyrjet veç me autorizim - EULEX-i thotë se do të ndalojë hyrjet e paautorizuara të zyrtarëve serbë. Kushtezimet e partnerëve - Grupi Parlamentar i LDK'së planifikon ta kushtëzojë PDK'në, nëse nuk miratohet Ligji për Prishtinën. Premtimet e Kuvajtit Koment - Partisë së të Dëshpëruarve "Bota Sot" Të rishikohet mandati i EULEX-it ose të tërhiqet - Një strategji për daljen e misioneve ndërkombëtare nga Kosova Tituj të tjerë: Veriu, kryekëput problem politik! Bisedimet, jo teknike - Cila është e vërteta e bisedimeve për Veriun? Serbët djegin objektet e Doganës në Veri - EULEX-i ende s'ka asnjë përgjigje Berisha: "Respektova protestën, nuk pranova emisarë të Ramës!" - Vazhdon debati për kutitë Gjykatat e prokuroritë do të nxirren nga "gremina"! EULEX-i vazhdon kundër gjithë opinionit botëror - Editoriali "Infopress" Haradinaj po e politizon OEK-un - Flet kryetari (u.d.) i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu Tituj të tjerë: S'do të lejohen pa autorizim - Vizitat e paautorizuara të politikanëve serbë në Kosovë s'lejohen më Feith tha se mendimi i GJND-së vështirë se do t'i ndryshojë përkushtimet e vendeve ndaj Kosovës. Kosova është e pavarur përgjithmonë Bashkë kundër korrupsionit Kuvajti premton ta njohë Kosovën Shqipëria, shkëlqen në Podgoricë "Epoka e Re" Merr fund përulja - Më 30 maj OVLUÇK NË Mitrovicë organizon protestë gjithëpopullore në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës Tituj të tjerë: Opozita i drejtohet Kuvendit për gjendjen në veri Zhvillime destabilizuese në veriun e Kosovës - Zjarr në pikën kufitare 31 Kuvajti jep sinjal për njohjen e shtetit të Kosovës "Tribuna shqiptare" Kuvajti premton njohje - Kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi, fillon takimet në Kuvajt Tituj të tjerë: Britania mbështet Kosovën Negociata në Tiranë Shkup - Enciklopedia fyese prapë në shitje? FSK pret armët - Ka kohë për armatim Rol prijës kundër korrupsionit Dy fitore kuqezi "Kosova Sot" Për shkak të vazhdimit të kontrabandës në veri - Tregtarët e naftës kërcënojnë me mbyllje të rrugëve Tituj të tjerë: Gjykata Kushtetuese hesht për veriun Drekat e Kuvendit Ambasadat ngelin me qira Paralajmërohet marrëveshja Kosovë-FMN Editoriali - Korrupsioni kështu nuk luftohet "Lajm" Kosova në ueb-faqen e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës të SHBA-ve - CIA me histori të njëanshme Tituj të tjerë: Korniza ligjore kundër korrupsionit - Ligje me të meta Sabri Fejzullahu, ndryshe nga Afrim Muçiqi, mohon se është kontrolluar nga policia - Nuk bien "razi" Sërish ndryshon "Kosova e Re" Editoriali - Nga spektakli në cirk Opinion - Për një regjistrim kualitativ të popullsisë /s.s./
KOMENTE