Fier, 26 Maj, NOA – Nën kushte të rënda depresive, një burrë 57-vjeçar ka pirë lëndë helmuese duke pësuar më pas vdekjen.
Bëhet fjalë për personin me emrin Flamur H., banues në Fier, i cili sipas deklarimeve të mjekëve dhe familjarëve të tij, ka pirë fotoksinë në kushte depresioni dhe megjithë mjekimin intensive, ai ka gjetur vdekjen në orën 20.30, ndërsa ishte i shtruar në spital.
Ngjarja e rëndë është konfirmuar prej burimeve policore të Fierit për agjencinë e Lajmeve NOA, ndërsa grupi i ekspertëve po vazhdon hetimet rreth saj.
n.e/NOA