Ps Kërkon Hapjen E Hetimeve Për Rrugën Durrës-Kukës
TIRANË, 26 Maj/ATSH/- Partia Socialiste kërkoi sot hapjen e hetimeve për rrugën Durrës- Kukës.
Gjatë një deklarate për mediat, nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erion Braçe tha se "tashmë kanë dalë në dritë fakte, që dëshmojnë për shkelje të reja, nisur nga dokumente zyrtare të Ministrisë së Financave".
"Sot ne në dokumente zyrtare, kemi prova të reja për të kërkuar hetim të ri për këtë krim të pagjykuar deri tani. Dokumenti i ri mbi monitorimin e shpenzimeve të ministrisë së Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit për gjithë vitin 2009, lëshuar nga Ministria e Financave, dëshmon se kostoja për 1 km për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash përgjatë vitit 2009 është tejkaluar me 2 milion usd", tha Braçe.
Sipas tij, dëmi financiar në rrugë është dyfishuar që nga koha kur Prokuroria në aktet e saj zyrtare dyshonte për shpërdorim në masën 235 milion euro./a.s//n.m/