English

Reali insiston për De Rosin

Spanjë, 26 Maj NOA - Skuadra e Realit të Madridit vazhdon të insistojë për mesfushorin e Romës, Daniele De Rosi. Drejtuesit spanjollë kanë shprehur qartë dëshirën e tyre për të pasur atë në radhët e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Vetë De Rosi ka deklaruar se tek Roma ndihet tepër mirë por, në krahun tjetër nuk e ka mbyllur mundësinë për të kaluar në Spanjë.

“Në qoftë se do të ishte për një nevojë ekonomike, atëherë do të shkoja tek Reali. E ardhmja ime varet nga klubi i Romës”, - këto ishin fjalët e De Rosit, i cili e ka lënë të hapur mundësinë për të kaluar tek Reali.

r.b/NOA

KOMENTE