Rusi-Shba - Moska Kritikon Uashingtonin Për Raketat Patriot Në Poloni
MOSKË, 26 maj /ATSH-ANSA/ - Moska i kritikoi sot Shtetet e Bashkuara për vendosjen e raketave Patriot në Poloni, duke theksuar se "një lëvizje e tillë nuk kontribuon në sigurinë dhe besimin", njoftoi agjencia Itar-Tass.
"Ky aktivitet ushtarak nuk ndihmon në përforcimin e sigurisë tonë reciproke, në zhvillimin e marrëdhënieve të besueshme dhe situatës në këtë rajon", reagoi sot departamenti i informacionit të Ministrisë së Jashtme ruse, duke komentuar lajmin se të hënën në Poloni mbërriti një sistem raketash Patriot, i cili u dislokua në Mora, 60 kilometra nga kufiri me Kaliningradin.
"Kemi deklaruar disa herë se nuk e kuptojmë logjikën dhe kuptimin e bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Polonisë në këtë fushë", thuhet më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.
"Shohim me keqardhje se kërkesat tona ndaj Polonisë dhe SHBA-së kanë mbetur evazive, siç kanë mbetur edhe argumentet tanë për një s'postim të përkohshëm të zonës së montimit të këtyre raketave, për aq kohë sa është e mundur, larg kufijve rusë", thuhet më tej në deklaratë.
/e.v/