Rusia Dënon Demagogjinë Politike Të Ahmadinexhadit
MOSKË, 26 maj /ATSH-AFP/ - Rusia dënoi sot demagogjinë politike pas kritikave të presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad lidhur me qëndrimin e presidentit rus, Dmitri Medvedev mbi programin bërthamor të Teheranit, sipas këshillit diplomatik të Kremlinit.
"Askush nuk ka arritur të ruajë autoritetin e tij përmes përdorimit të demagogjisë politike", deklaroi Sergei Prihodko, i cili citohej nga agjencitë ruse.
Ahmadinexhad dënoi sot qëndrimin e Dmitri Medvedev, ku e akuzoi se po mbështeste ata, që sipas tij, ''kishin qenë armiqtë e tyre të përbashkët që prej 30 vjetësh".
Duke qenë mbështetëse e hershme e Iranit, Rusia aktualisht po ndërton në Bouchehr centralin e parë bërthamor iranian, që duhet të vihet në funksion në vjeshtë.
Por, Moska kohët e fundit, po shfaqet nga dita në ditë, gjithmonë e më e irrituar nga qëndrimi i Republikës Islamike lidhur me programin e saj bërthamor të shumëpërfolur./
/i.p/ a.jor.