English

Seks me 10 mijë lekë, arrestohet prostituta

Fier, 26 Maj, NOA – Shiste trupin e saj kundrejt 10 mijë lekëve në një banesë të qytetit të Fierit, por ka rënë në sy të forcave të policisë, të cilat e kanë arrestuar në flagrancë 39-vjeçaren.

Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se e ndaluara mban emrin Miranda Sh., banuese në qytetin e Fierit, ndërsa pohojnë se po ndjekin në gjendje të lirë edhe personin që kishte lënë banesën e tij për ushtrim prostitucioni ndaj saj.

Mësohet se është një i moshuar, 82-vjeçar, me emrin Rrapo M., i cili do të ndiqet për veprën penale “Mbajtje e ambjenteve për prostitucion”, parashikuar nga neni 115 i Kodit Penal.

Ndërsa gruaja 39-vjeçare e lartpërmendur do të procedohet për veprën penale “Ushtrim prostitucioni”, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE