English

Shaqiri propozon Aleancë për Federalizim e Maqedonisë

Shkup, 26 Maj, NOA - Kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri, ka theksuar se në Maqedoni duhet të formohet aleancë e shqiptarëve për federalizmin e këtij vendi.

Kreu i Bashkimit Demokratik Kombëtar (BDK) ka theksuar se vetëm federalizimi i Maqedonisë është formula që eliminon dhe godet diskriminimin e ashpër institucional të shqiptarëve në Maqedoni.

“Vetëm federalizimi i Maqedonisë me formimin e institucioneve shqiptare, është formula e eliminimit të të gjitha këtyre provokimeve që i bëhen faktorit shqiptar, nga politika maqedonase. Prandaj, ne edhe njëherë e ftojmë Ali Ahmetin dhe të gjithë bllokun politik shqiptar, që të formojmë një Aleancë për Federalizmin e Maqedonisë, meqë çështja kombëtare shqiptare nuk lejon që politikanët verbërisht të besojnë në koncepte politike që tanimë janë të dështuara, por ajo mbrohet vetëm me unifikimin e forcave politike në rrugën e shpëtimit kombëtar”, ka deklaruar për INA, kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri, i cili ka paralajmëruar këtë projekt si nevojë emergjente për shqiptarët në Maqedoni.

NOA-INA

KOMENTE