English

Shba-Ja Dhe Japonia Premtojnë Mbështetje Për Korenë E Jugut

UASHINGTON, 26 maj /ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates dhe homologu japonez, Toshimi Kitazawa premtuan dje se do t'i japin mbështetje të unifikuar Koresë së Jugut, që ka akuzuar Korenë e Veriut se ka mbytur një nga anijet e saj, theksoi një zëdhënës i Pentagonit. Dy zyrtarët premtuan një mbështetje të unifikuar për Republikën e Koresë gjatë diskutimeve në kryeqytetin amerikan, konfirmoi zëdhënësi, Geoff Morrell. ''Ata parashikuan të takojnë homologun e tyre koreanojugor gjatë një takimi të parashikuar në Singapur në muajin qershor'', theksoi ai. Koreja e Veriut u shpall fajtore javën e kaluar nga hetuesit ndërkombëtarë për mbytjen më 26 mars të anijes ''Cheonan'', ku si pasojë humbën jetën të paktën 46 marinsa koreanojugor./ /ec/
KOMENTE