Uashington, 26 Maj, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati të heqin një tjetër tabu për të pranuar hapur ushtarë homoseksualë në Forcat e Armatosura.
Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë, me marrëveshjen përkatëse të diktuar nga Pentagoni, ranë dakord që të përkthehet në ligj nisma e cila kërkon tejkalimin e shprehjes "Mos Pyet, Mos tregoni", shpikur kjo për ekzistencën e homoseksualëve në ushtrinë amerikane.
Kështu, Pentagoni do të lejojë punësimin e homoseksualëve edhe nëse ata e zbulojnë orientimin e tyre seksual, kur kjo ka qenë një ndalim i vënë me ligj dhe e konsideruar si një politikë hipokrike e Pentagonit nga grupet e avokimit për të drejtat e homoseksualëve.
Sipas kompromisit të arritur ndërmjet Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresit Amerikan, ky ligj i ri do të paraqitet këto ditë për votim duke parashikuar kështu një seri ndryshimesh në shfuqizimin e ligjit ekzistues “Mos Pyet dhe Mos Tregoj”, i cili është në fuqi që nga viti 1993.
Nga ana e tij, sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve Robert Gejts, në një konferencë shtypi në Pentagon tha se ishte gati të "pranonte" marrëveshjen e arritur.
n.e/NOA