English

Shnajder: Kam vendosur të qëndroj tek Inter

Milano, 27 Maj NOA - Pas Diego Militos ka qenë radha e holandezit Uesli Shnajder i cili ka qetësuar tifozët zikaltër duke deklaruar se do të qëndrojë tek Interi.

Pas një sezoni fantastik që ka zhvilluar me ekipin e Interit, për Sneijder ishin të shumtë ekipet që shfaqën interes dhe mbi të gjitha po flitej për një rikthim të tijin në Spanjë tek skuadra e Realit të Madridit.

Në lidhje me këto zëra holandezi ka përgënjeshtruar gjithçka duke theskuar se kërkion të qëndrojë tek Inter.

“Do të vazhdoj aventurën time tek Inter. Kam përjetuar një sezon fantastik me fitimin e tre trofeve. Tashmë skuadra duhet ti mbrojë ato dhe një gjë të tillë do ta realizojmë së bashku”, - deklaroi Sneijder duke bërë të ditur dëshirën e tij për të qëndruar në Milano.

r.b/NOA

KOMENTE