English

Shoferi i dehur shtyp 22 dele me makinë

Lezhë, 26 Maj, NOA – Jemi mësuar të dëgjojmë shumë raste kur nga një humbje e kontrollit të makinës, apo në tërësi aksidente rrugore, viktimat apo të lënduarit janë persona, por këtë herë, me lajmin tonë, nuk ndodh kështu.

Viktimat e radhës në aksidentin e raportuar nga burimet policore të Lezhës për agjencinë e Lajmeve NOA, mësohet se janë 22 dele, të cilat kanë rënë pre e sulmit të makinës që drejtohej nga një shofer i dehur.

Ato raportojnë ndër të tjera se ai mban inicialet A.K., është 27-vjeç dhe është i lindur e banues në Lezhë,

Procedimi penal ndaj tij filloi për arsye se në vendin e quajtur “Hasan” në Fushë-Krujë, në kohën kur drejtonte automjetin fuoristradë Mitsubishi me targa DR 0972 E, ka shtypur 22 krerë dele në pronesi të 49-vjeçarit me inicialet N.M., lindur dhe banues në Lurë të Dibrës.

Ndërsa materialet për veprën penale të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Krujës.

n.e/NOA

KOMENTE