English

Shpërthime bombash në Tajlandë, dy të vdekur, 51 të plagosur

Bankok, 26 maj, NOA - Mjetet shpërthyese të vendosura në dy motoçikleta në jug të Tajlandës, kanë shkaktuar vdekjen e dy njerëzve dhe plagosjen e 51 të tjerëve.

Policia tha se motiçikletat ishin parkuar para sallonit të prodhuesit japonez të automjeteve "Mazda", në qytetin Jala në jug të vendit, ndërsa bomba e dytë shpërtheu 10 minuta pas të parës, raportojnë mediat e ndërkombëtare.

Në mesin e të plagosurve ka pjesëtarë të forcave të ushtrisë dhe policisë, thanë zyrtarët policorë.

Tajlanda prej disa ditësh po përjeton një situatë nga më problematiket pas protestave të opozitës që kërkojnë rrëzimin e qeverisë.

m.xh/NOA

KOMENTE