Sport-Futboll/ Lork Cana, "Me Kuzhenë Po Ndërtojmë Një Shqipëri Të Madhe"
TIRANË, 26 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ - Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë qenë të lumtur pas fitores 1-0 të arritur në miqësoren e zhvilluar në Podgoricë ndaj Malit të Zi.
Lorik Cana, i cili aktivizohet tek Sandërlendi në kampionatin anglez, theksoi se "me Kuzhen po ndërtojmë një Shqipëri të madhe".
Cana i cili luajti si kapiten nga minuta e 18-të, kur Skela doli i dëmtuar, tha pas ndeshjes se "kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin. Është e e vështirë të ngresh në nivele të larta një skuadër si Shqipëria. Duhet punë, mund dhe shumë kohë për ta bërë këtë si duhet".
"Sonte gjej rastin të falenderoj trajnerin Kuzhe, por dhe tifozerinë e zjarrtë që na ka përkrahur gjatë gjithë ndeshjes. Gjithashtu loja e mirë ishte meritë e të gjithë ekipit", u shpreh Cana.
Ai vuri në dukje se nëse duam të ndërtojmë një skuadër të fortë, duhet ta bëjmë këtë duke e nisur nga mbrojtja. "Kemi mësuar të organizojmë si duhet të gjitha repartet. Kjo më bënë optimist për të ardhmen. Na duhet të bëhemi një skuadër e vështirë për t'u mundur e më pas kualitet mund të bëjnë diferencën. E patë që Salihi ia doli ta bënte këtë me golin që realizoi sonte", tha Cana. /k.sh/