English

Tajlandë - Të Paktën Dy Të Vdekur Dhe 27 Të Plagosur Nga Një Atentat I Dyfishtë Me Bombë

YALA (Tajlandë), 26 maj /ATSH-AFP/ - Një atentat i dyfishtë me bombë që ndodhi sot në jug të Tajlandës nga rebelët separatistë shkaktoi dy të vdekur dhe 27 të plagosur, theksoi policia duke akuzuar kryengritësit islamikë. Atentatet ndodhën në një interval kohor prej 10 minutash në Yala, qyteti kryesor i kësaj province. Bomba e parë shpërtheu në orën 03:15 GMT para një koncensionari makinash duke palgosur tetë persona. Bomba e dytë shpërtheu jo shumë larg duke prekur forcat e shpëtimit dhe policët që ndodheshin në vendngjarje për tu ardhur në ndihmë viktimave nga bomba e parë. Policia akuzoi rebelët islamikë si përgjegjës të këtij atentati të dyfishtë./ /ec/
KOMENTE