Tiranë, 27 Maj 2010 NOA - Dhe pse tani janë kthyer në një modë, sërish tatuazhet nga disa persona nuk shihen si diçka tepër pozitive por, si një devijim të atyre që e bëjnë atë.
Kështu kjo anë e cila mund të quhet si negative për personat që kanë tatuazhe derivon që në kohët e hershme ku mund të përmendim Romën dhe Greqinë antike.
Në atë kohë tatuazhet u bëheshin personave që nuk cilësoheshin si të rregullt ku respektivisht një të tillë e mbanin të burgosurit, skllevërit ose ata persona të cilët largoheshin nga vendi i tyre.
Ishin grekët të cilët në veçanti vizatonin fjalën “stisma”, e cila e përkthyer do të thotë gjarpër dhe më pas u kthye në një simbol turpi për të gjithë që e mbartnin një të tillë.
Krahas saj tatuazhet janë përdoru dhe për motive të tjera ku në Romën antike shpesh herë ushtarët e shumtë mbanin nga një tatuazh të ndryshëm dhe kjo për të bërë dallimin midis grupeve në të cilat ishin ndarë.
Fakti për të cilin tatuazhet vazhdojnë të jenë dhe sot e kësaj ditë dervion pikërisht nga Roma dhe Greqia.
Megjithatë në kohët e sotme ashtu si dhe atëherë tatuazhet bëheshin për motive të cilat dikush i mbarte si diçka që i përkiste ku si shembull mund të përmendim grupet e muzikës, të cilët shpesh herë mbajnë të shkruar emrin e bandës së tyre në formën e tatuazhit.
Shumë pak persona janë në dijeni të faktit se ata të cilët kanë nisur këtë kulturë kanë qenë monarkët dhe klerikët e viteve 800.
Në veçanti, është për tu përmendur Tahiti, ku Cook në vitin 1769, për herë të parë përmendi fjalën “tattoo”, që më pas u kthye në një modë me vizatimin e tatuazheve.
r.b/NOA