Usgs - Një Tërmet Me Magnitudë 6.4 Ballë Godet Një Rajon Pranë Japonisë
TOKIO, 26 maj /ATSH-AFP/ - Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë goditi sot një rajon në afërsi të ishullit të madh të Okinavas, që ndodhet në jug të Japonisë, por deri tani nuk është dhënë asnjë alarm nga autoritetet për një cunami të mundshëm.
Instituti i Vëzhgimi Gjeologjik Amerikan (USGS), deklaroi se tronditjet ndodhën rreth orës 08:53 GMT, rreth 240 kilometra në lindje të Nahas, kryeqyteti i Okinavas.
Hiperqendra e tërmetit u lokalizua në një thellësi prej 10 kilometrash./
/i.p/