Gjirokastër, 26 maj, NOA - Një 41 vjeçar nga Kuçova i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grapsh të komunës Dropulli i Poshtëm të rrethit Gjirokastër dhe viktima quhet Arben Demaj. Ai banonte në një shtëpi me qera në këtë fshat dhe punonte si çoban.
Nga deklarimet e bashkëshortes e tij dhe e banorëve të këtij fshati, rezultoi se shtetasi Arben Demaj, kohët e fundit konsumonte pije alkoolike në sasi të mëdha dhe vuante nga depresioni.
Sipas policisë këto kanë qenë dhe shkaqet që kanë çuar në vetëvrasje 41 vjeçarin.
“Shkaku i vetëvrasjes është konsumimi i tepërt i alkoolit si dhe gjendja represive e tij kohët e fundit”, thuhet në njoftimin e policisë së Gjirokastrës.
m.xh/NOA