Durrës, 26 Maj, NOA – Vuajtja për shkak të sëmundjes për një periudhë të gjatë kohe, duket se ia ka zbehur dëshirën për të jetuar dhe e ka bërë të ndihet e pafuqishme ndaj vdekjes, prandaj ka marrë vendimin fatal për vetëvrasje.
Fjala është për një grua 55-vjeçare me inicialet D.Z., banuese në qytetin e Durrësit, që sipas konfirmimit nga burimet policore të Lezhës për agjencinë e Lajmeve NOA, është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranë e vetëhelmuar.
Ndërsa shtohet se me gjithë ndihmën mjekësore të dhënë, ajo gjeti vdekjen në spital.
Nga kryerja e veprimeve të para, grupi hetimor konkludoi se kemi të bëjmë me një vetëhelmim me fostoksinë, ndërsa vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe materialet iu kaluan për ndjekje prokurorise së Durrësit.
a.y/NOA