Itali, 27 Maj NOA - Tashmë mund të themi se ardhja e lojtarit brazilian, Adriano në ekipin e Romës po bëhet gjithnjë e më e sigurt.
Sipas medieve italiane tashmë midis lojtarit në fjalë dhe klubit kryeqytetas është arritur një akord verbal, i cili është nisma e një marrëveshje pothuajse të përfunduar.
Vetë Adriano ka pohuar se në qoftë se do të shkonte për të luajtur në Itali një gjë të tillë do ta bënte vetëm në skuadrën e Romës.
Në lidhje me këtë marrëveshje vetë drejtori sportiv i Romës, Daniele Prade ka qenë në Brazil duke biseduar për kontratën e lojtarit, me vetë menaxherin e tij.
r.b/NOA