Vorë, 27 maj, NOA - Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vorë- Fushë Krujë. Nga informacionet paraprake mësohet se gjashtë automjete janë përshirë në aksident duke shkaktuar një numër të madh të plagosurish.
Tre persona janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë duke qenë se gjendja e tyre shëndetësore paraqitej mjaftë e rëndë, raporton korrespodenti i agjencisë NOA.
Aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të një mjeti të rëndë transportues. Humbja e kontrollit të drejtuesit të trajlerit të ngarkuar më materiale ndërtimi, çimento dhe kollë, ka sjellë më pas dhe përfshirjen në aksident të automjeteve të tjera.
Forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë dhënë ndihmën e parë për të plagosurit.
Dyshohet se një prej arsyeve që ka shtuar numrin e makinave të aksidentuara ka qenë dhe rrëzimi i lëndës që transportonte trajleri. Derdhja e saj në rrugë që bërë të drejtuesit e automjeteve të tjera të humbasin drejtimin.
m.xh/NOA