Axhenda Ndërkombëtare 27 Maj 2010
-------------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
-------------------------------
NJU ORLINS (SHBA)/UASHINGTON - Grupi i naftës BP po përpiqet të çimentojë puset e naftës për të shmangur ndotjen e mëtejshme si pasojë e shpërthimit të një platforme nafte në Gjirin e Meksikës.
UASHINGTON - Presidenti amerikan, Barack Obama zhvillon një konferencë shtypi pasi u njoh me një raport mbi të ardhmen e shpimeve për naftë në det.
TË TJERA
--------------
KINGSTON - Vazhdon dhuna në Xhamaika shkaktuar nga vendimi i autoriteteve për arrestimin e Christopher "Dudus" Coke, kreu i një rrjeti të trafikut të drogës.
MADRID/BERLIN/LONDËR/FRANKFURT- Ndjekje e krizës financiare në Evropë dhe evoluimi i tregjeve financiare.
MADRID - Deputetët votojnë projektligjin e qeverisë socialiste që parashikon masa shtrënguese shtesë me një shumë prej 15 miliardë euro për 2010 dhe 2011 për rimëkëmbjen e financave publike.
BERLIN - Ministri i Finacave, Wolfgang Schauble pret homologun amerikan, Timothy Geithner.
UASHINGTON - Vlerësimi i dytë i rritjes ekonomike amerikane për tremujorin e parë.
SEUL - Marina koreanojugore zhvilloi sot një manovër ushtarale anti-nëndetëse mes tensioneve me Korenë e Veriut.
PARIS - Vizitë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, me rastin e pranimit të vendit të tij në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OCDE).
UASHINGTON - Administrata Obama paraqet strategjinë e re në kuadër të sigurisë kombëtare./
/ec/ a.jor.