Angli, 27 Maj NOA - Pasi Hose Murinjo është larguar përfundimisht nga klubi i Interit tashmë drejtuesit e zikaltërve janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Orët e fundit flasin për një interesim të tyre në drejtim të Rafa Benitez, teknikut aktual të Liverpulit.
Krahas tij mbeten ende dhe kandidaturat e tjera ku flitet së tepërmi për Guss Hiddink dhe Fabio Capello.
Megjithatë me sa është bërë e ditur nga shtypi britanik tekniku i Liverpulit mbete më i preferuari për Interin dhe në rast se ai do të vendosë të largohet nga klubi anglez, atëherë zgjedhja e parë do të ishte ajo e zikaltërve.
r.b/NOA