Çikago, SHBA, 27 Maj NOA - Autoritetet në Çikago arritën të shpëtonin një çift të moshuar, të cilët ishin varrosur të gjallë në një shtëpi të mbushur plot me plehra.
Policët u lajmëruan nga fqinjët e çiftit Thelma Gaston 79 vjeçe dhe Jesse Gaston 76 vjeç, të cilët kishin kohë pa i parë të moshuarit 70 vjeçar dhe kërkuan ndihëm e autoriteteve për gjetjen e tyre.
“Me të ardhur në vendin e ngjarjes, policët ndjenë menjëherë erën e tmerrshme që mbizotëronte në ambientet e shtëpisë dhe për këtë arsye u detyruan të thërrisnin dhe zjarrfikësit”, - deklaroi Michael Fitzpatrick, shef i Policisë së Çikagos.
Më pas agjentët arritën të futeshin në brendësi të saj, ku gjetën çiftin e moshuar, të cilët aktualisht janë në gjendje tepër të rëndë të shtruar në spitalin e Çikagos.
r.b/NOA