English

Drafti për kompromisin PD-PS, Lohan: Nuk kam asnjë koment

Tiranë, 27 maj, NOA – Ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Helmuth Lohan, nuk pranoi të komentoi sot negociatat mes palëve dhe gjetjen e një zgjidhej sa më të shpejtë për situatën politike.

I pyetur nga gazetarët për ekzistencën e një dokumenti mbi të cilën kanë rënë dakord Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, Lohan theksoi se do i përgjigjej kësaj pyetje me shprehjen “no coment”, për sa kohë që në cilësinë e ambasadori të KE-së në Tiranë vlerësonte më të rëndësishëm vendimin për liberalizimin e vizave, i cili u zyrtarizua ditën e sotme nga Komisionerja për Çështjet e Brendshme, Sesilja Malmstorm.

Lohan u ndal në procesin e liberalizimit të vizave duke theksuar se është e rëndësishme që qeveria shqiptare të bëjnë punën e saj me zbatimin e pjesës së mbetur të detyrimeve.

m.xh/NOA

KOMENTE