Gjiri I Meksikës - Shba - Shkarkohet Nga Detyra Drejtoresha E Agjencisë Për Mineralet
NJU JORK, 27 maj /ATSH-ANSA/ - Është shkarkuar nga detyra përgjegjësja e "Minerals Management Service" (Dikasteri i administratës amerikane për menaxhimin e mineraleve) "MMS", Elizabeth Birnbaum, drejtoresha e agjencisë që pikërisht jep lejet për shpimet e naftës.
Operacioni "Top Kill" i kompanisë britanike të naftës BP ka rezultuar deri tani me sukses pasi është arritur që të bllokohet rrjedhja e naftës në pusin e dëmtuar në Gjirin e Meksikës. Megjithatë drejtuesit e operacionit njoftuan më parë se duhet ende kohë që situata të stabilizohet dhe që operacioni në tërësi të konsiderohet i suksesshëm.
/e.v/