English

Goran Bogdanoviç: Serbia mund ta ndalë bashkëpunimin me EULEX

Beograd, 27 Maj, NOA - Serbia mund ta ndalë bashkëpunimin me misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX.

Ky është rreziku më i ri i paralajmëruar nga autoritetet serbe pasi zyrtarët e BE-së nuk kanë nxjerrë urdhrin për moslejimin e vizitave të paplanifikuara nga ana e zyrtarëve serbë në territorin e Kosovës, në një kohë që në Mitrovicë parashikohet të mbahen të dielën zgjedhjet e sponsorizuara nga Serbia.

Ka qenë vetë ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, i akuzoi zyrtarët e Bashkimit Evropian se mbajnë anën e shumicës shqiptare të Kosovës dhe se po shkel mandatin e tij për të qenë i paanshëm.

Disa ditë më parë, në këtë pjesë të Kosovës mbërritën zyrtarë të lartë serbë, të shoqëruar nga ish-kryeministri Vojisllav Koshtunica.

n.e/NOA

KOMENTE