English

Greqi - Një Ish-Ministër Socialist Pranon Marrjen E Një Ryshfeti Nga "Siemens''-I

i ATHINË, 27 maj /ATSH-MIA/ - Anastasios Mantelis, ish-ministri socialist grek i Komunikacionit pranoi dje para një komisioni paralamentar se ka marrë të paktën 200 000 marka gjermane nga kompania "Siemens", në vitin 1998. Mantelis tha se i kishte marrë paratë si donacione për zgjedhjet parlamentare duke shtuar se nuk bëhej fjalë për ryshfet. Ai përgjënjeshtroi informacionin e një qytetari gjerman se ka marrë ryshfet nga "Siemens"-i në një vlerë prej 10 milionë markash. Autoritetet greke filluan hetimet me rastin e nënshkrimit të shumë marrëveshjeve, në vitin 1997, mes kompanisë gjermane "Siemens" dhe kompanisë shtetërore greke për telekomunikacionin "Hellenic telecommunication" (OTE S.A) për vendosjen e teknologjisë dixhitale./ a.jor.
KOMENTE