Pekin, 27 Maj NOA - Kushdo që mund të ketë qenë në Pekin për të parë kafshët e kopshtit zoologjik të tij në të cilin ndodhen hipopotam, krokodilë dhe akrepa mund ti shijojë ato dhe në restorantet e këtij vendi.
Ky lajm është bërë i ditur nga e përditshmja kineze “Legal Daily” sipas të cilëve organizatat e ambientalistëve janë hedhur në sulm për të kundërshtuar këtë fakt që ndodh në Pekin.
Kjo pasi në menytë e shumë restoranteve figurojë dhe këto shkrime: Gishta hipopotami, bisht kanguri dhe shumë të tjera të cilët momentalisht kanë hapur një debat tepër të fortë në lidhje me këtë çështje.
r.b/NOA