Durrës, 27 Maj, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 35-vjeçarin Panajot Domi, lindur ne Kukës dhe banues në fshatin Rinia të qytetit bregdetar, pasi duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në rrugë me tre persona, duke qëlluar në ajër me armë zjarri.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA duke saktësuar se tre personat e kërcënuar prej autorit mbajnë inicialet K.C., N.C. dhe K.C.; që të tre banues në fshatin Shën-Vlash të Durrësit.
Mësohet se ata u ndoqën nga 35-vjeçari i lartpërmendur me një armë Shutgan që ai e mbante në automjet, duke u qëlluar në ajër disa herë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e përdorur në këtë ngjarje si dhe një gjerdan me 31 copë fishekë të kalibrit 12 mm.
U kryen veprimet e para hetimore dhe materialet për veprat penale të kanosjes, prishje së qetësisë publike si dhe drejtimit të automjetit në gjendje të dehur, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA