English

Koreja E Veriut I Jep Fund Një Marrëveshjeje Ushtarakë Me Korenë E Jugut

SEUL, 27 maj /ATSH-AFP/ - Ushtria koreanoveriore njoftoi sot se do t'i jepte fund një marrëveshjeje që parashikonte parandalimin e çdo konfrontimi ushtarak me Korenë e Jugut, në kuadër të krizës në gadishull, njoftoi agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve KCNA. ''Shefi i shtabit të përgjithshëm koreanoverior, në një mesazh për forcat e armatosura koreanojugore, parashikoi një sulm të menjëhershëm nëse Koreja e Jugut shkel kufijtë ndërkoreanë në Detin e Verdhë'', theksoi KCNA. Ky lajm u njoftua ndërkohë që Pheniani vendosi të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet dypalëshe me Seulin duke lëshuar kërcënime të tjera kundër Jugut. Kjo krizë e re mes dy vëllezërve armiq, ndarë që prej fundit të luftës së Koreve (1950-53) u shkaktua për shkak të publikimit javën e kaluar të një hetimi ndërkombëtar që akuzon Korenë e Veriut për mbytjen e anijes ''Cheonan'', ku si pasojë humbën jetën 46 marinsa koreanojugorë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE