English

Korrupsioni në kontrollin e automjeteve, një punonjës në pranga

Tiranë, 27 Maj, NOA – Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike është një nga veprat penale më të shpeshta që bien në rrjetën e specialistëve të seksionit të korrupsionit.

Rasti më i fundit ishte arrestimi në flagrancë mbrëmjen e të mërkurës, i shtetasit Gramos Jemin Guci, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë së Qarkut të Tiranës, Guci është punonjës i Shërbimit të Kontrollit të Shfrytëzimit të Automjeteve dhe ai dyshohet për konsumimin e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave me funksione publike”.

Shtetasi në fjalë u arrestua të mërkurën, në drekë, rreth orës 13.45, në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë.

Gjatë gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët e policisë në automjetin “Man”, me targë BC 1001 B, dyshohet se i kanë gjetur Gramos Gucit, shumën prej 492 mijë lekësh. Gjithashtu policia nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shpërdorim detyre edhe ndaj dy punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Shfrytëzimit të Automjeve.

Procesverbalet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

mit/NOA
KOMENTE