Kosova Mbështet Të Drejtat Politike Dhe Kombëtare Të Shqiptarëve Në Luginën E Preshevës
PRISHTINË, 27 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Kryeministri Thaçi theksoi të enjte, gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, "mbështetjen e qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës për realizimin e të drejtave të tyre politike dhe kombëtare në vendbanimet e tyre në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë".
Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur se Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, diskutuan për aktualitetin politik në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës. /s.s./