Lohan: Ke Sot Ka Leshuar Rekomandimin Për Udhetimin Pa Viza Te Shqiptareve
TIRANE, 27 Maj/ ATSH, A.Gegvataj/ - Ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan publikoi sot rekomandimin për liberalizimi e vizave për Shqipërinë pas propozimit te KE, për levizjen pa viza në bazë të standarteve dhe kërkesave transparente dhe të qarta brënda periudhës kohore të përcaktuar.
Gjatë një konferencë për shtyp Ambasadori Lohan u shpreh se tashmë Shqipëria duhet të impenjohet për të plotësuar kërkesat që kanë mbetur pa u përmbushur.
"KE sot ka lëshuar propozimin e vet për udhëtimin pa viza dhe këtë e ka bërë në bazë të standardeve të qarta. I është mbajtur fjalëve të veta dhe e ka bërë brenda kohës së dhënë. Tashmë cdo gjë është në dorën e Shqipërisë për të plotësuar kërkesat që kanë mbetur pa u plotesuar" u shpreh ambasadori Lohan.
"Korrupsioni dhe krimi i organizuar duhet të mos përbëjnë rrezik për integrimin në Bashkimin Evropian.", theksoi ai.
Ndërkaq Lohan shtoi se "Rekomandimi i ka kaluar Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit. Vendimi do të merret në atë lloj forme që ne e quajmë bashkëvendim të Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit nga ana tjetër".Ne lidhje me situatën politike në vënd, Ambasadori i KE Lohan u përgjigj, "se mesazhet që vijnë nga Brukseli kuptohen shumë mirë nga klasa politike shqiptare."/a.gj/