Sydney, Australi, 28 Maj NOA - Një mace persiane katërmuajshe, e llojit Kimba, që ju shihni dhe në foto, ka arritur t’i shpëtojë një cikli larjeje prej 30 minutash në brendësi të një lavatriçeje.
Sky News në SHBA citon se pronari i maces, Brendon Rogers, vuri në punë lavatriçen dhe në një moment kur u kthye, macja menjëherë u hodh në rrobat e palara duke përfunduar në brendësi të makinerisë.
“Kisha programuar larjen për 30 minuta dhe fatmirësisht në atë me ujë të ftohtë. Kur diçka e tillë mbaroi vura re se në mes të rrobave ishte macja, e cila kishte shfaqur vetëm kokën e saj”, - deklaroi Rogers, pas kësaj ndodhie të çuditshme.
Kurse shtoi: “Ne mezi po i besojmë syve tanë, kur ajo doli, e gjallë. Është e mahnitshme sesi ajo i shpëtoi, por ne mendojnë se ajo i ka përdorur të nëntë jetët (shpirtrat) që ka”, - tha Rogers duke iu referuar gojëdhënave se macet kanë shtatë apo nëmtë shpirtra ose jetë.
r.b/NOA