Spanjë, 27 Maj NOA - Tashmë mund të themi se çdo gjë ka përfunduar dhe tekniku i ardhshëm i Realit të Madridit do të jetë pikërisht Hose Murinjo.
“Për momentin jam në pushime por, në mbarim të tyre do të shkoj për të punuar në Spanjë”, - këto ishin fjalët e Murinjos i cili ka bërë të qartë se sezonin e ardhshëm do të shkojë në Spanjë për të drejtuar skuadrën e Realit.
Tashmë që u zyrtarizua dhe largimi i Manuel Pellegrinit nga madrilenët mund të themi se për Murinjon stoli i Realit është gjithnjë e më i gatshëm.
r.b/NOA