English

Njoftim nga Kryeministria

Kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë nesër, 28 maj 2010, një vizitë në qytetin e Beratit ku do të marrë pjesë në:

- përurimin e qendrës së Otllakut, asfaltim, gjelbërim, ndriçim;

- inaugurimin e përfundimit të punimeve të rikonstruksionit të Shkollës së Mesme Lapardha

- në Mbreshtan, inaugurimin e përfundimit të punimeve për asfaltimin e rrugës Ura e Goricës – Mbreshtan dhe fillimin e punimeve për rrugën Mbreshtan – Sinje.

Aktivitetet do të fillojnë në orën 11.00 sipas renditjes së mësipërme.

KOMENTE