Njoftohen të gjitha mediat se nesër (28 05 2010) në ora 11:30 në sallën e konferencave të PK-së (Stacioni Policor Qendra në Prishtinë) do të mbahet një konferencë për media.
Të ftuar në panel do të jenë:
Majori policor Refki Morina – Drejtoria për migrim dhe të huaj (Policia Kufitare)
Kapiteni policor Fadil rexhepi - Drejtoria për migrim dhe të huaj (Policia Kufitare)
Mediat do të njoftohen për të drejtat dhe detyrat e shtetasve të huaj që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës (subjekteve fizike dhe juridike) dhe me statistikat e kësaj drejtorie.
Ftohen të gjitha mediat që të marrin pjesë në këtë konferencë.