Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 27 Maj/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të enjten:
Gazeta "Panorama":
LEGALIZIMET, LISTA ME 4500 FAMILJET QË DO TË MARRIN TAPITË- Qeveria miraton kalimin e pronësisë për 3789 parcela ndërtimore ku janë ndërtuar ndërtesa pa leje. Gazeta boton emrat e 4500 familjeve në të 12 qarqet e vendit, të cilët do të nisin procesin e marrjes së tapisë. Në lista janë edhe familjet që kanë kryer shtesa pa leje në pallatet e vjetra dhe ato pas vitit 1993.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Ekspertët e BE-së zbresin në Tiranë, dje katër orë bisedime me Berishën dhe Ramën
Kushtetuesja: Pronat, AKKP nuk prek dot vendimet e hershme
Gazeta "Shqip":
DËRGATA, "DOSJE" PËR TË DYJA PALËT- Kryeministri, kabinetit: Në darkën e Strasburgut u fol për disa opsione. Ekspertët e PE-së zhvillojnë takime hermetike për çështje të veçanta me Berishën dhe Ramën. Në mesnatë, takim me teknicienët e PS-PD.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Emigrantët, leje qëndrimi me sistem kreditesh
Swoboda, kriza bllokon liberalizimin
Gazeta "Koha Jonë":
BERISHA: NGA BE S'KEMI MARRË ASNJË ULTIMATUM- Kryeministri rrëzoi dje të gjitha pretendimet se nga ndërkombëtarët ka një ultimatum për situatën politike. Pohimi: Çdo interpretim i kësaj natyre është thellësisht primitiv. Siguron se zgjidhja e ngërçit të tejzgjatur, do të bëhet vetëm sipas kornizës ligjore dhe kushtetuese.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Borhard: "Ngërçi, zgjidhje me transparencë, sipas Kushtetutës"
Basha në Bruksel për vizat, Malstrom sot shpall draftin pozitiv
Gazeta "Shekulli":
DËSHTON RAUNDI I DYTË I NEGOCIATAVE- Pikat e forta të debatit me Ramën dhe Berishën: Djegia e fletëve dhe "Venecia". Të dërguarit e Fyle u takuan dje në mbrëmje me Ramën e Berishën, nuk gjendet zgjidhja e krizës.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Matura, testet do bëhen me pyetje të vjetra
Vizat, miratohet në parim liberalizimi
Kushtetuesja: Pse rrëzuam ligjin e pronave
Gazeta Shqiptare:
KRIZA, TENSION BISEDIMESH RAMA-BERISHA ME EKSPERTËT- Fletët e votimit, Berisha nuk bie dakord për dy orë. Rama qëndron 90 minuta. Para bisedimeve me liderët, ekspertët e BE takojnë trupin diplomatik. Ambasadori gjerman: Po cënohet integrimi.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Prifti në Francë kërkon nxitjen e investimeve
Pensionet, rritja në fshat është 1 mijë lekë, në qytet 855 lekë
Gazeta "Rilindja Demokratike":
KOLEGJI I KOMISIONERËVE EUROPIAN: TË HIQEN VIZAT- Basha: Presim që në takimin e 3 qershorit, propozimi pozitiv i Komisionit Europian të hyjë në axhendën e ditës dhe të kryhet leximi i parë. Kjo hap rrugën që në mbledhjen e vjeshtës së ministrave të Brendshëm të BE-së të merret edhe vendimi përfundimtar për heqjen e vizave.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Grupi i PD: Rama të distancohet nga vrasësi dhe trafikanti Doshi
Ja si do të rriten pensionet në qytet dhe në fshat
Gazeta "Integrimi":
LIBERALIZIMI I VIZAVE/ KOLEGJI I KOMISIONERËVE TË BE, OK LËVIZJES SË LIRË PËR SHQIPËRINË- Komisioni Europian pritet të zyrtarizojë sot vendimin për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Ministri Prifti në Paris: Franca gati për investime strategjike në Shqipëri
Gazeta "Zëri i Popullit":
ISH GUVERNATORI CANI: "DAJTI", BLERJA PËR QEVERINË. PO FSHIHET BURIMI I PARAVE- Fullani pranon, kriza po shkëlqen./m.m//n.m/