English

Përdhunuan të miturën, arrestohen tre persona

Tiranë, 27 Maj, NOA – Specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit arrestuan në flagrancë, mbrëmjen e të mërkurës, shtetasit Albi Ferik Mara, 21 vjeç, banues në Marikaj, me arsim 8 klasë; Eni Gurali Subashi, 20 vjeç, banues në Marikaj, me arsim 11 klasë dhe Endri Sami Dunga, 19 vjeç, banues në Marikaj, me arsim 8 klasë.

Ata dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim, marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur, në moshën 15 vjeçare.

Policia e Qarkut të Tiranës bën të ditur në një njoftim për shtyp, se arrestimi i tre shtetasve u krye të mërkurën, rreth orës 21.00 të mbrëmjes, në fshatin Marikaj.

Materialet në ngarkim të tre të arrestuarëve do t’i referohen tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”.

mit/NOA

KOMENTE