English

Policia: Parandalimi I Aksidenteve Rrugore, Masa Administrative Për Kundravajtësit

TIRANË, 27 Maj /ATSH /.- Policia e kryeqytetit i kërkon sërish të gjithë përdoruesve të rrugës qe të zbatojnë normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit, të përcaktuar në Kodin Rrugor. Vetëm gjatë ditës së djeshme, për kundravajtje administrative për mosrespektim të legjislacionin rrugor, nga shërbimet e qarkullimit rrugor në kryeqytet janë vendosur 710 masa administrative, ndërsa janë pezulluar 5 leje drejtimi të automjeteve. Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Tiranës informoi sot opinionin publik se "me qëllim parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Njëherësh, shërbimet e qarkullimit rrugor në kryeqytet po vazhdojnë kontrollin edhe ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitorë në shlyerjen e detyrimeve të tyre dhe u kerkon atyre qe te paraqiten pranë çdo dege të Postës Shqiptare. Në njoftimin zyrtar thuhet gjithashtu se "për zhvillimin normal të proçesit mësimor, në shkollat e të gjithë niveleve në qytet, komuna dhe kashkitë e Qarkut të Tiranës, në vijim të masave të marra gjatë këtyre ditëve, Policia e Tiranës ka planifikuar masa shtesë për parandalimin e ngjarjeve dhe rritjen e masave të sigurisë në shkollat e mesme dhe 9- vjeçare, si dhe në vendet e akomodimit të nxënësve". Për mbarëvajtjen e proçesit mësimor, përveç strukturave të rendit dhe qarkullimit rrugor, janë ngarkuar me detyra specifike edhe Struktura Kundër Krimit të Organizuar dhe atyre Kundër Krimeve ndaj Personit, me qëllim ndjekjen në vazhdimësi të problemeve të kriminalitetit, krimeve ndaj personit, kundër drogës, kundër trafiqeve të paligjshme etj. Drejtuesit dhe shërbimet e Policisë, në përmbushje të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, do të rrisin më tej bashkëpunimin edhe me drejtuesit e stafin pedagogjik të shkollave, Drejtoritë Rajonale Arsimore të qytetit dhe qarkut Tiranë, duke patrulluar me shpesh pranë shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, sipas juridiksionit që ato mbulojnë./m.sh//a.ke/
KOMENTE