Shkup, 27 maj, NOA - Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku, deklaroi në Shkup se vendi i tij nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj statusit të Kosovës.
“Pozicioni ynë ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar. Nuk do ta njohim Kosovën”, deklaroi Basesku, duke konfirmuar dhe një herë qëndimin që lidhet me statusin e Kosovës.
Ndërkohë, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov tha se, “Kosova është realitet të cilin e njohëm dhe vendosëm marrëdhënie diplomatike. Ne përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie të mira si me të gjithë fqinjët e tjerë”, deklaroi Ivanov.
Duke folur për konfliktin mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, presidenti rumun tha se Bukureshti nuk mbështet, as Shkupin e as Athinën, por mbështet arritjen e një kompromisi të arsyeshëm.
“Historia të mos pengojë procesin e integrimit. Vetëm Evropa e bashkuar mund të garantojë Ballkan të qëndrueshëm dhe të sigurt”, ka deklaruar Basesku.
m.xh/NOA/RFE