UNIFI Communications në bashkëpunim me Interoute njofton fillimin e projektit të linjës nënujore Itali - Shqipëri
Tiranë, 27 Maj 2010 NOA - UNIFI Communications dhe Interoute Communications, operatori i rrjetit me fibrër më të përparuar në Evropë, njoftuan nënshkrimin e marrëveshjes për fillimin e projektit të linjës nënujore Itali – Shqipëri.
Ky bashkëpunim do të mundësojë lidhjen e parë tokësore nënujore me fibra optike nga Italia drejt Shqipërisë, duke shënuar edhe fillimin e projektit të Rrjetit Ballkan-Itali (BIN) të UNIFI-t, i cili pritet të nisë shërbimin në Shqipëri në tremujorin e parë të vitit 2011.
Sipas marrëveshjes, Interoute është përgjegjëse për mundësimin e pajisjeve të nevojshme dhe mbështetjen në Itali për kabllin nënujor të UNIFI që të dalë në tokë dhe të lidhet përgjatë Italisë me rrjete të gjëra telekomunikacioni Network Access Points (NAPs) të vendosura në Milano dhe Frankurt, Gjermani.
Adrian Shatku, President dhe drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i UNIFI shpjegon: “Ne kemi zgjedhur Interoute si partnerin tonë për mbulimin e linjës tokësore sepse Interoute ka epërsi ndaj konkurrentëve për sa i përket ekspertizës, eksperiencës dhe është rrjeti më i përparuar i Evropës”.
Sipas Shatkut, në sajë të rrjetit të saj të lidhjeve Interoute ofron fleksibitetin që na duhet për të ardhmen, duke përfshirë edhe mundësinë për t’u lidhur me operatorë të tjerë në stacionin tokësor të linjës në Itali dhe përmes Evropës.
“Në sajë të këtij fleksibiliteti UNIFI mund të ofrojë dhe tregtojë shumë lloje shërbimesh në rrjet, duke përfshirë internet me më shumë se disa GigaBit. Kjo do të bëjë të mundur lidhjen e Shqipërisë me një mori shërbimesh për trasportin e të dhënave jo vetëm më Italinë por me gjithe Evropën. Natyrisht, rrjeti ynë do të ndërtohet duke përdorur fibra optike shumë të përparuara dhe teknologjitë “Dense Wavelength Divison Multiplexing (DWDM)”, duke ofruar virtualisht kapacitet të pakufizuara transmetimi të dhënash dhe diversitetin aq të nevojshëm për Shqipërinë dhe eventualisht për gjithë rajonin e Ballkanit”.
Sipas planeve të UNIFI-t, faza e parë e projektit të Rrjetit Ballkan-Itali (BIN) synon të krijojë linjë të qëndrueshme optike në Tiranë. Hapi tjetër i menjëhershëm për UNIFI do përfshijë finalizimin e zgjedhjes së furnizuesit të kabullit nënujor dhe takimi me partnerë potencialë, të cilët mund të jenë të interesuar të modifikojnë konfigurimin për mundësimin e lidhjeve të segmenteve të tjera kabllore në të ardhmen me vende të tjera si Mali i zi, Greqia apo edhe vendet e Lindjes së Mesme, nëpërmjet detit Mesdhe.
Gjithashtu, si pjesë e fazës së parë, UNIFI planifikon të krijojë NAP-in e parë shqiptar, i cili do të lehtësojë ndërlidhjen mes operatorëve të telekomunikacionit në vend dhe ISP-ve, duke u bërë kështu një qendër e madhe telekomunikacioni për rajonin e Ballkanit. Për t’iu adresuar nevojave të tregut rajonal UNIFI planifikon që në fazat e mëpasshme të BIN-it të përfshijë zhvillimin e mëtejshëm të lidhjes tokësore në vendet fqinje si Greqi, Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi.
Linja të tilla fibrash do të stimulojnë rritjen e ndërlidhjeve në tregje të tjera rajonale si Bullgaria dhe Turqia.
Gareth Williams, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Interoute u shpreh: “Interoute ndihet krenare për përfshirjen në këtë hap dixhital domethënës për Shqipërinë dhe Evropën Lindore. Është një periudhë emocinuese për këtë rajon, me shumë tregje telekomunikacioni që po rriten me shpejtësi. Kapaciteti ekstra dhe elasticiteti i sigurar nga kjo linjë e re do të mbështesë rritjen e bizneseve të reja dhe do shërbejë për të inkurajuar investimin në Shqipëri dhe vendet përreth”.
Rreth “UNIFI Communications”
UNIFI Communications, me seli në Nju Jork, SHBA është një agjenci ndërkombëtare telekomunikacioni dhe lider në ofrimin e shërbimeve të shumëllojshme dhe zgjidhjeve në këtë fushë. Shërbimet e ofruara përfshijnë shërbime zanore, partneritete shërbimi telefonik me para-pagesë, zgjidhje për klientë sipërmarrës dhe shërbime të zhvillimit të infrastrukturës së rrjetit (satelitore, tokësore, nënujore, wireless etj).
Interoute
Është zotëruesi/operatori më i sofistikuar dhe rrjeti i të dhënave zanore dhe lidhjeve më të dendura të Evropës, duke mbuluar 55 mijë kilometra fibër, 8 qendra të dhënash, 32 qendra të ndërtuara enkas për këto shërbime dhe një rrjet me 150 qendra partnere të dhënash në gjithë zonën e mbulimit në Evropë. Shërbimi i plotë i rrjetit të Interoute u shërben sipërmarrjeve ndërkombëtare nga sektorë të ndryshëm duke përfshirë hapësirën, sektorin automobilistik, financën, industrinë farmaceutike, si dhe operatorëve të mëdhenj në Amerikën e Veriut, Azinë Lindore dhe Jugore, qeverive, universiteteve dhe agjencive të kërkimit. Me operacione të stabilizuara në gjithë Evropën, Amerikën e Veriut dhe Dubai, Interoute gjithashtu zotëron dhe menaxhon rrjetet e dendura të qyteteve dhe qendrave të mëdha tregtare të Evropës.
r.n/NOA