English

Rusi - Të Paktën Shtatë Të Vdekur Nga Një Atentat I Dyshuar Terrorist

MOSKË, 27 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën shtatë persona humbën jetën në një atentat me bombë në Stavropol, në Kaukazin rus, sipas bilancit të fundit nga forcat e shpëtimit. "Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe 33 të tjerë u plagosën'', theksoi një oficer i shërbimeve të shpëtimit në Stavropol, ndërkohë që sipas një bilanci paraprak bëhej fjalë për gjashtë viktima duke përfshirë dhe një vajzë 12 vjeçare dhe më shumë se 40 të plagosur. Policia ka nisur një hetim për vrasje të shumëfishtë dhe akte terrorizmi për zbardhjen e kësaj çështjeje./ /ec/ a.jor.
KOMENTE