English

Shba - Clinton: Vazhdojmë Të Jemi Të Fuqishëm Por Duhet Ta Ushtrojmë Atë Në Një Mënyrë Tjetër

UASHINGTON, 27 maj /ATSH-AFP/ - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, u shpreh sot se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë humbur fuqinë, por duhet ta ushtrojnë atë në një mënyrë të re, ndërkohë që qeveria paraqiti strategjinë e re të sigurisë kombëtare. "Nuk jemi më pak të fuqishëm, por duhet ta ushtrojmë fuqinë tonë në një mënyrë tjetër", u shpreh shefja e diplomacisë amerikane. Strategjia e re e sigurisë kombëtare të administratës së presidentit Barak Obama hoqi dorë nga termi "luftë kundër terrorizmit' dhe e përcaktoi Al-Kaidën si armikun kryesor, por thekson se vetëm përdorimi i forcës nuk mund të garantojë sigurinë e Shteteve të Bashkuara. Dokumenti që përbën një kuadër për mënyrën se si Shtetet e Bashkuara i vlerësojnë dhe i përballojnë rreziqet, është bërë objekt i bisedimeve intensive në qeverinë Obama që prej 16 muajve. /I.Pu.
KOMENTE