English

Shba - Hiqet Alarmi Për Cunami I Dhënë Pas Tërmetit Në Paqësorin Jugor

LOS ANXHELOS, 27 maj /ATSH-AFP/ - Shtetet e Bashkuara hoqën alarmin për cunami të dhënë pak më parë për rajonin e Paqësorit Jugor që përfshin veçanërisht ishujt Salomon, Vanuatu dhe arkipelagun francez të Kaledonisë së Re, pas një tërmeti me fuqi 7,2 ballë në afërsi të Vanuatu. Tërmeti ra 17:14 GMT dhe epiqendra ndodhej 215 kilometra në veriperëndim të ishullit Espiritu Santo, në arkipelagun Vanuatu, dhe 2 070 kilometra nga Brisbane (Australi), shtoi Instituti gjeofizik i Shteteve të Bashkuara, USGS. Dhjetë minura më pas, një valë goditëse me fuqi 5,7 ballë, rreth 35 kilometra në thellësi, u regjistrua 190 kilometra në veriperëndim të Luganville, qyteti i dytë i madh i Vanuatu. "Regjistrimet e lartësisë së nivelit të detit nuk japin asnjë sinjal për cunami", shtoi USGS duke hequr alarmin. /I.Pu.
KOMENTE